zoom

Bota

Tronditet SHBA-ja! Vriten 4 persona, mes tyre edhe një fëmijë

Katër persona, përfshirë edhe një fëmijë u vranë dje në mbrëmje pas të shtënave masive në Kaliforni. Nga të dhënat e para, raportohet se të shtënat janë shënuar në një kompleks zyrash në Kaliforni.

Ndërkohë, bëhet e ditur se mes viktimave është edhe një fëmijë. Nuk ka ende detaje mbi sulmin me armë, por së fundmi SHBA është tronditur disa herë nga sulmet terroriste. Ndërkohë autori ka mbetur i plagosur, por nuk dihet nëse është plagosur nga policia apo në rrethana të tjera.

Në vendin e ngjarjes u gjet një armë zjarri. Ndërsa nuk dihen ende detajet e ngjarjes. Policia thotë se aktualisht nuk ka rrezik për qytetarët.