zoom

Aktualitet

Tronditet Korça, vritet një person pranë një hoteli

Korça u trondit nga një ngjarje kriminale e ndodhur pak minuta më parë.

Paraprakisht mësohet se një person ka mbetur i vrarë në rrugë, në rrethana ende të paqarta.

Ai është gjetur i vdekur pranë një hoteli peanë shkollës “Raqi Qirinxhi”.

Policia është në vendin e ngjarjes dhe do të ketë edhe një njoftim për mediat për më shumë detaje.