zoom

Slider

Tronditet Juventus, Paul Pogba rezultoi pozitiv me doping! Rrezikon dënim shembullor

Periudha shumë e errët e Paul Pogba vazhdon. Francezi rezultoi pozitiv me testosteron në një test dopingu më 20 gusht pas ndeshjes Udinese-Juventus, ndeshje në të cilën ai as nuk kishte dalë në fushë.

Prandaj, mesfushori i Juventusit do të suspendohet si masë paraprake dhe do të ketë tri ditë kohë për të bërë analizën e dytë.

Nëse testi pozitiv konfirmohet, Pogba do të gjykohet nga gjykata kombëtare anti-doping nëse nuk gjendet një marrëveshje për pranimin e fajësisë.

Përjashtimi, në rastet e dopingut, arrin deri në dy vjet, të cilat mund të bëhen katër në rast të vërtetimit se ishte e qëllimshme.

Bazuar në rastin e fundit në Serinë A, ku përfshihej Palomino i Atalantës, i cili më vonë u lirua pasi humbi katër muaj, gjithashtu humbi Kupën e Botës, francezi i Juventusit duhet të ndalohet për shkeljen e neneve 2.1 dhe 2.2, ato që kanë të bëjnë me “prania e një substancë e ndaluar” dhe “përdorimi ose tentativa e përdorimit të një substance të ndaluar”.

Pas Udines, ku ritheksojmë, nuk doli në fushë, Pogba luajti 52 minuta mes Bolonjës dhe Empolit, para se të zëvendësohej për shkak të dëmtimit në ndeshjen kundër toskanëve.

Një dëmtim për të cilin u frikësua një ndalesë e gjatë, por që nuk rezultoi kështu.

Pikërisht në këto orë Pogba, i cili ka qenë në vështirësi të mëdha vitet e fundit, kishte pranuar se kishte menduar të tërhiqej. Tani mbetet të shihet se çfarë do të nodh. /zoom.al/