zoom

Bota

Tronditet Finlanda/ 12-vjeçari sulmon me armë në shkollë, 3 të plagosur. Mes tyre një shqiptare

Një 12-vjeçar kreu një sulm me armë në shkollë këtë të martë, duke tronditur Finlandën.

I mituri u fut me armë në ambientet e shkollës në veri të Helsinkit dhe si pasojë e të shtënave, u plagosën tre bashkëmoshatarë të tij.

Ministria e Jashtme në Kosovë konfirmoi se mes të plagosurve është edhe një nxënëse shqiptare, e cila është në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi sot në qytetin Vanta, respektivisht shkollën Viertola, ku u vra një person dhe dy të tjerë u plagosën, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stokholm ka arritur që të konfirmojë nga familjarët se në mesin e të plagosurve është edhe një vajzë shqiptare nga Kosova. Ambasada e Republikës së Kosovës në Stokholm është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendase dhe me famijen e vajzës së plagosur dhe ka ofruar ndihmën e saj sipas udhëzimeve të pranuara nga MPJD. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do t‘ju mbajë të informuar sapo të pranojë dhe konfirmoj informatat e reja që ndërlidhen me këtë ngjarje tragjike”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme të Kosovës.

12-vjeçari u arrestua pas ngjarjes.