zoom

Aktualitet

Tronditëse në Kosovë/ 4-vjeçarja vdes në spital, dyshohet se u rrah nga të afërmit

Një ngjarje tronditëse u shënua në Gjakovë.

Një vajzë 4-vjeçare ndërroi jetë në spital, ku e dërguan familjarët sepse po ndihej keq.

Prindërit e të miturës kanë ngritur akuza për neglizhencë nga ana e mjekëve dhe prokuroria ka nisur hetimet.

Nëna e 4-vjeçares tha për mediat se vajza nisi të kishte shqetësime dhe të qante pas një vizite që bënë te disa të afërm.

Atje ajo i tregoi nënës se ishte dhunuar prej tyre dhe më vonë u ankua se kishte dhimbje.

Nëna e vajzës është shprehur për mediat se vajza nuk kishte forcë për të qëndruar në këmbë, dhe kishte pasur mavijosje në fund shpinë e ënjtje në gjoks, shenjat të cilat janë konfirmuar edhe nga mjekët.

Prindërit e dërguan vajzën në spital, aty ku sipas nënës, një prej mjekëve i tha se 4-vjeçares i kishte shpërthyer infeksioni.

“E mora çikën, filloi të qajë. I thash çka ki, më tha ma ka hi Jakupi me dërrasë qitu dhe djali i Sabijes më ka rreh krejt. As ajo s’mkallxoi bash mirë. Tu ardh nuk mund të ecte, ‘oj mam zemra po më dhemb’, e morra në shpi e tash si me fjalë mo, e mora ajo vetëm qante”, tha nëna Arjana Hajra për mediat.