zoom

Bota

TRONDITËSE/ 30-vjeçarja merret peng dhe abuzohet për 4 vite

Një 30-vjeçare është mbajtur peng dhe është abuzuar seksualisht për 4 vite.

Ngjarja tronditëse është regjistruar në Poloni.

Sipas mediave të huaja, viktima e dhunës është identifikuar si Malgorzata.

Ajo është njohur në një aplikacion me Mateusz J. dhe më pas kanë organizuar takim.

Ajo kishte udhëtuar për ta vizituar atë në fshatin Gaiki, afër Glogow në Poloninë perëndimore.

Ajo kishte lënë fëmijët e saj nga një marrëdhënie e mëparshme me prindërit e saj kur shkoi për të vizituar Mateusz.

“Malgorzota ishte mbajtur rob në një hambar guri të përdorur më parë për të strehuar kafshë. Ai e dhunonte atë sa herë ajo nuk përmbushte dëshirat e tij seksuale”, kanë shpjeguar prokurorët.

30-vjeçarja e tregoi ferrin që po përjetonte gjatë vizitës së fundit mjekësore.

Ajo ishte dërguar për të mjekuar shpatullën dhe aty tregoi për gjithë çfarë kishte kaluar. Më pas autoritetet arrestuan pengmarrësin e saj.