Aplikacion
Bëhet paraprakisht me dije se Abrija dorëheqjen ia ka dorëzuar Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja dhe ajo është pranuar.
Po ashtu mësohet se doreheqja shqyrtohet në mbledhje qeverie. Mbeten mister arsyet konkrete të dorëheqjes, nëse ishte e detyruar, apo rrethana riorganizimi, për rritjen e sigurisë.
Dorëheqja e Abrisë vjen pas vrasjes së ndodhur në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Deri më tani nuk dihen motivet e këtij vendimi.
Kjo lëvizje vjen vetëm pas një kohe të shkurtër në post, pasi më herët ishte shkarkuar edhe ish-drejtori Agim Ismailaj. /ZOOM.AL/