zoom

Aktualitet

Tritoli në banesën në Tiranë, dalin detaje të reja! Çfarë gjeti policia

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e eksplozivit të plasur një natë më parë në katin e nëntë të një apartamenti në rrugën “Sadik Petrela” në Tiranë.

Dyshohet se tritolin e ka vënë vetë Bernard Sinomati i cili është bashkëjetuesi i Elena Arzës, personit që kishte marrë me qira banesën.

Bernard Sinomati është vëllai i Sokol Sinomatit i njohur si Buzderri i Vlorës.

Bëhet me dije se Sinomati dhe Elena Arza kanë qenë brenda në banesë dhe janë larguar pak para shpërthimit. Ndërkohë policia ka gjetur brenda banesës sende personale të Bernard Sinomatit si dokumente dhe portofolin.

Njoftimi:
Mbrëmjen e së shtunës rreth orës 23:45, të datës 21.12.2024,  është njoftuar Salla Operative se në banesën që jetonte shtetasja Elena Arza, në rrugën “Sadik Petrela” në katin e 9-të, është dëgjuar një zhurmë  si shpërthim. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë  ku kanë hapur me forcë derën pasi nuk kishte njëri në banesë dhe kanë konstatuar  në ballkonin e kësaj banese,  të dëmtuar xhamin dhe vetratën e ballkonit, që dyshohet  se janë dëmtuar nga lëndë plasëse.