zoom

Aktualitet

Tritol marketit në Kamëz, vetëm dëme materiale

Një shpërthim tritoli ka ndodhur gjatë natës së sotme në Kamëz.

Ngjarja ka ndodhur rreth 02 të natës dhe nga shpërthimi mësohet se ka vetëm dëme materiale.

Kamzë/Informacion paraprak

Më datë 08.03.2023, rreth orës 01:55, në rrugën “Demokracia”, është dëmtuar vetrata anësore e marketit të shtetasit A. Q.

Nga veprimet e para dyshohet se është dëmtuar nga lënde plasëse.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.