Aplikacion
Mësohet se rreth 03:20 një sasi tritoli që ishte vendosur në banesën e Skënder Likës në fshatin Sanxhak në Laç ka shpërthyer.
Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të shumta në banesë, por edhe në banesat përreth.
Skënder Lika është një emër i njohur për autoritetet pasi akuzohet si autori i vrasjes së Rakip Rolit dhe ndodhet pas hekurave bashkë me dy persona të tjerë.
Po kështu Skënder Lika është xhaxhai i Ilir Likajt (Xhepajt), i arrestuar për vrasjen e dy biznesmenëve në një hotel në Mamurras, Paulin Gjergji dhe Bujar Lika. Njëkohësisht pronari i banesës është vëllai i Myslim Likës, i plagosur në një atentat në Mamurras.
Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend që mund të presë palestinezët e zhvendosur nga Gaza