zoom

Aktualitet

Tritol banesës në Elbasan/ Plagoset aksidentalisht i riu. Në gjendje të rëndë te Trauma (EMRI)

Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi ndodhi në orët e para të mëngjesit në katin e katërt të një pallati në Elbasan.

Lënda eksplozive u vendos në derën e një banese në pronësi të një 59-vjeçari, ku po jetonin me qira dy vajza.

Për pasojë, u plagos rëndë një 26-vjeçar, Enea Themollari, i cili jeton në banesën ngjitur.

Babai i tij tregoi se në momentin e shpërthimit, Enea ishte zgjuar për të shkuar në tualet.

“Ishte ora 02:15 kur ndodhi shpërthimi. Ne ishim në gjumë. Çuni po shkonte në tualet, i ra dera në kokë nga shpërthimi. Kur u çuam ne gjetëm çunin në tokë. Ne jemi njerëz të rregullt, familjarë, dy çunat i kam familjarë. Fati i keq. Përballë jeton një gocë me vajzën e vet, me një 9-vjeçare. Ka një vit që jeton këtu. Ne vetëm i përshëndesim, se i kemi komshinj përballë. Sjellje normale ka pasur, nuk kam ndonjë problem. Problemi është që këta njerëz që vijnë jetojnë me qira duhen parë. Ne jemi familjarë, nuk jemi njerëz dosido. Djali është në intubim, në spitalin ushtarak. Kërkoj nga shteti që të gjendet atentatori dhe dua të më shërohet djali. Asgjë tjetër nuk dua”, u shpreh babai i 26-vjeçarit.

Enea Themollari është në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës në Tiranë.

Nga shpërthimi pati edhe dëme materiale në dyer, xhama, në shkallë e soletë.

Në banesën ku është vendosur tritoli jetonin një 30-vjeçare nga Lezha dhe vajza e saj 9 vjeçare.

Ajo është e divorcuar dhe shpesh vizitohej nga motra e saj.

30-vjeçarja punon me rrjetet sociale dhe nga banesa dilte herët në mengjes.

Ajo dyshohet se është objektiv i atentatit me lëndë eksplozive.

Postime të lidhura