zoom

Bota

Treni përplaset me autobusin, 5 të vdekur nga aksidenti në Sllovaki

Një tren është përplasur me një autobus në Sllovaki ku pesë persona humbën jetën dhe u plagosur të paktën pesë të tjerë, sipas shërbimeve të urgjencës të vendit.

Shërbimet e urgjencës ndodhen në vendin e aksidentit në Nové Zámky. Në vendngjarje ndodhen pesë autoambulanca dhe tre helikopterë të ambulancës.

Treni po udhëtonte nga kryeqyteti çek i Pragës për në kryeqytetin hungarez të Budapestit dhe po transportonte më shumë se 100 persona kur u përplas me autobusin, sipas Associated Press (AP).

Kompania sllovake hekurudhore ZSSK tha se më shumë se 100 nga pasagjerët e trenit po transportohen me autobusë për në qytetin Sturovo në kufirin hungarez, raportoi AP.

“Me pikëllimin më të thellë, mora informacionin për një aksident tragjik që ndodhi vonë pasdite në Nové Zámky,” tha ministrja sllovake e Shëndetësisë Zuzana Dolinková në një  postim në rrjetet sociale . “Të gjitha llojet e shërbimeve të urgjencës janë në vendngjarje dhe unë dërgoj ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave.”

Presidenti i Sllovakisë Peter Pellegrini, i cili ishte në Bruksel për të marrë pjesë në një samit me liderët e Bashkimit Evropian shkroi:  “Më vjen shumë keq për të gjitha viktimat dhe ngushëllimet e mia për familjet e tyre. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë dhe falënderoj mjekët dhe ekipet e shpëtimit për punën e bërë. Uroj që katastrofa të tilla të shmangin Sllovakinë në të ardhmen”.