zoom

Slider

Trekëndësha dashurie në BBV, kush flirton me kë? Romeo: Riken s’e pëlqej si femër

Dy trekëndësha dashurie duket se janë formuar në shtëpinë e Big Brother Vip. Bëhet fjalë për treshen Heidi-Romeo-Rike dhe treshen tjetër Fation-Heidi-Romeo.

Por gjatë prime-it të sotëm të spektaklit, ata kanë mohuar të kenë pëlqim për njëri tjetrin, duke nxjerrë veten nga trekëndëshat e dashurisë.

Romeo Vesha u shpreh se Riken e shikon si shoqe dhe s’ka pëlqim për të si femër, ndërsa për Heidin shtoi se ka simpati dhe i jep energji pozitive.

“Nuk e shoh Romeon me këtë sy. Përqafohem edhe me Meritonin, s’jam në këtë treshe dashurie”, tha Rike, duke mohuar të ketë ndjeja për aktorin.

“Se pëlqej si femër, por si shoqe. Nuk e shoh dot me atë sy. Jemi shokë”, shtoi Romeo, duke konfirmuar fjalët e banores.

“Jemi shokë”, pohoi edhe Rike, ndërsa Romeo tha: “Mërzitem vetëm për disa gjëra sepse e kam shoqe. Kurse Heidi është një vajzë fantastike. Kam një simpati për të, më jep energji pozitive.”

Gjithashtu edhe Heidi ka mohuar të ketë pëlqim për Romeon apo Fationin, duke shtuar se është njeri i dashur dhe kjo duket sikur po jep sinjale.

“Jam duke e shijuar shumë këtë. Fationi është i mirë dhe më ka përkrahur, përqafime, por është pjesa e distancës. Por për momentin jemi shokë. Më vjen keq por jam njeri i dashur dhe duket sikur po jap ndonjë sinjal, por jo”, tha Heidi.

“Nuk jam në një tekëndësh, ne e kemi diskutuar është mbyllur kjo situatë. Ka flirte këtu, shaka dhe zënka, kjo situatë është normale, arritëm në përfundimin që do jemi shokë”, shtoi Fation Kuqari.