zoom

Sport

Tregu brazilian sërish në ‘lupë’, Real Madrid pikas 15-vjeçarin e Palmeiras

Tregu brazilian vijon të mbetet një pistë tepër e pëlqyeshme për Realin e Madridit. Spanjollët ndjekin me mjaft interes futbollistët që aktivizohen dhe që vijnë nga kampionati i vendit të Sambas, dhe pas Vinisius ka gati një tjetër blerje me prespektivë.

Sipas një raporti të ESPN, gjiganti i La Ligës ka identifikuar Endrick Felipe si lojtarin e së ardhmes. 15-vjeçari që luan me Palmeiras është pikasur nga Reali i Madridit.

Spanjollët kanë dërguar dy ekspertë për të parë lojën e Endrik dhe ata do të qëndrojnë për një kohë të gjatë në Brazil. Ajo që e ndihmon Realin në këtë pikë është fakti se lojtari i perspektivës nuk ka firmosur ende si profesionist dhe kjo do e ndihmonte që të arrinte akoma dhe më shpejt tek bindja për të veshur fanellën mbretërore.

Interes për lojtarin e ri brazilian ka edhe nga tre skuadrat e Premier Ligës angleze, Manchester City, Liverpool dhe Manchester United.