Aplikacion
Vogëlushja, ende e paidentifikuar u plagos rëndë, pasi rusët bombarduan pallatin, ku ajo jetonte në Mariupol. Mediat ndërkombëtare kanë bërë publike disa imazhe të rënda, ku shihet vajzat në ambulancë, ndërsa mjekët tentojnë t’i shpëtojnë jetën, por pa sukses. Jashtë qëndron një grua (dyshohet e ëma) me duart e mbuluara me gjak duke mbajtur në duar këpucët dhe shallin ngjyrë rozë të 6-vjeçares.
Sipas Daily Mail, në një imazh tjetër është fotografuar babai i saj duke i mbajtur dorën vajzës shtrirë në ambulancë, teksa qan mbi trupin e saj të pajetë. Fill pas kësaj, ekipi i mjekëve e dërgoi vogëlushen në morgun e spitalit, ndësa ajo ende mbante veshur pizhamet e saj.
Gjatë përpjekjes për të shpëtuar 6-vjeçaren, një mjek raportohet se iu drejtua fotografit të AP duke i thënë: “Tregojani këtë Putinit: Sytë e këtij fëmije dhe mjekët që qajnë”.
Deri tani mes viktimave në Ukrainë, raportohet për disa fëmijë të vrarë.
Rama shpall e Shtetin Bektashi: Selia e Kryegjyshatës Botërore, status të ngjashëm me Vatikanin