zoom

Aktualitet

Tre adoleshentë dhunojnë kamerierin me grushte e karrige, çfarë dyshohet

Tre adoleshentë kanë dhunuar kamerierin e një picerie në lagjen “22 Tetori” në Berat.

Raportohet se ata e kanë goditur 17-vjeçarin me grushte e karrige pas një sherri mes tyre për motive të dobta.

Autorët e dyshuar janë vëllezërit me iniciale R. Q., 16 vjeç G. Q., 16 vjeç, (vëllezër) dhe si edhe 16-vjeçari me iniciale I.B.

Ata janë shoqëruar menjëherë në ambientet e komisariatit, me të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale, në praninë e psikologut dhe prindërve të tyre.

Njoftimi i policisë:

Berat/Informacion paraprak

Gjatë natës, në lagjen “22 Tetori”, Berat, pranë një picerie, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasit R. Q., 16 vjeç G. Q., 16 vjeç, (vëllezër) dhe I.B., 16 vjeç, janë konfliktuar fizikisht dhe kanë goditur me sende të forta shtetasin B. D., 17 vjeç, i cili punonte në këtë piceri.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar menjëherë në ambientet e komisariatit, shtetasit R. Q,. G. Q dhe I.B., me të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale, në praninë e psikologut dhe prindërve të tyre.

Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.