zoom

Politikë

Trazirat në veri/ Rama nuk ndryshon qëndrim: BE të dënojë me zë të lartë Serbinë

Kryeministri Edi Rama nuk ndryshon qëndrim për situatën në veri të Kosovës dhe pozicionimin e Shqipërisë kundër linjës së Bashkimit Evropian.

Në një konferencë për mediat, Rama kërkoi nga BE të dënojë me zë të lartë sjelljen e Serbisë, e cila sipas tij po bën karshillëk duke shpallur ditë zie për terroristët e vrarë në veri.

“Qëndrimi im nuk ndryshon, jemi gati të linjëzohemi sapo të dalë deklarata që ne presim. Këtu jemi para derdhjes së gjakut të pafajshëm, nuk është kalimtar që u vra në rrugë nga një makinë me targa serbe, është gjaku i një efektivi të Policisë së Shtetit të Kosovës. Nuk vrau veten se pa ca civilë serbë të armatosur me çifte, u vra nga njerëz të veshur ushtarakisht dhe të armatosur rëndë, që për Beogradin zyrtar janë të denjë për ta ulur në gjysmë shtizë flamurin e Serbisë. Ky është një karshëllëk ilegal nga ana e grupit ilegeal aq dhe jo institucional nga shteti serb. Nuk ka nevojë për hetim, kërkon dënim me zë të lartë dhe me gjuhë të qartë. Jo vetëm se familjet e policit të vrarë, Kosova e populli meriton ta dëgjojë me zë të lartë drejtësinë morale të BE-së. E meriton i gjithë rajoni ta dëgjojë këtë përgjigje të Bashkimit Evropian. Kam paralajmëruar prej kohësh, mundësinë e shtjellimit të këtij skenari tragjik e fatkeq. Jo se jam më i mençur, as nuk kam dhunti për të lexuar të ardhmen, por nuk jam aq i zënë me hallet e gjithë botës, sa ç’janë të mëdhenjtë e kësaj bote. E di që në këtë sekondë, sikur i shoh në faqet e mia të rrjeteve sociale, plumbat e trimave, jam mësuar me trimat e klubeve mediatike të Tiranës, më tregojnë me gisht sa herë ka krizë, më drejtojnë me gisht edhe në Kosovë me quajnë vëllanë e Vuçiçit, por jam mësuar. Por i mirëkuptoj, pa asnjë problem”, deklaroi Edi Rama.

Një ditë më parë, Shqipëria herë të parë nuk mbështeti deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë në emër të Bashkimit Evropian, në lidhje me D
dialogun Kosovë-Serbi.