zoom

Sport

Trajneri i Tiranës nuk trembet: Besoj te kualifikimi, nuk ka mbaruar asgjë

Tirana u mposht 1-0 ndaj Dudelange, në ndeshjen e parë të turit të parë të kualifikuesve të Champions League. Pas 90 minutëshit të luajtur në Luksemburg, për mediat ka folur trajneri i bardhebluve, Orges Shehi. Pavarësisht disfatës, ai ka besim te kualifikimi.
“Ishte ndeshje përballë një kundërshtari që ishte me shumë forca pas. E interpretuam mirë, goli ishte i evitueshëm. Për fat të keq kartoni i kuq na prishi skemën 4-2-3-1 dhe na u prish strategjia.Nuk ishim në presion. Morëm karton të kuq kur ne kishim topin. Dy mesfushorët tanë u ndëshkuan me karton dhe na u vështirësua.Nuk ka mbaruar, është ndeshja e kthimit. Kemi besim se në Tiranë do përmbysim gjithçka.
Champions dhe qarkullimi i lojës? Si mund ta marrë Veseli dhe Totre topin kur kundërshtarët janë të vendosur të gjithë në 40 metra. Morëm krahët disa herë. Ndonjë vonesë në ndërrim krahu na bëri të gabojmë. Kemi strategjinë tonë. Nuk jam dakord si e lexoni lojën për t’u futur mesfusha në lojë.
Ndryshe? Ishim gati për të dalë 4-2-3-1, ose Limaj ose Totre do dilte jashtë. Do dilnim me dy ekrane. Situatat e lojës rrjedhin shpejt dhe nuk e prisnim kartonin.
Seferi-Mund të luajë edhe në majë, është më efikas në krah. Nëse e shihni Duddelange është shtatëlartë, nëse heqim Devid dobësohemi shumë në shtatëlartësi. Seferi bëri 18 gola duke luajtur në krah.
Zëvendësimet- Ishim më ulët si lartësi. Kundërshtari bën edhe bllok si te Aleksi që ishte faull. Donim centimetra. Rëndësi ka të kthehet rezultati në Tiranë” – tha ai.