Aplikacion
Trajneri holandez i Ajax-it, nuk do ta konsideronte CR7 të përshtatshëm për stilin e tij të lojës si dhe të kishte një “status” të paprekshëm që nuk do t’i përshtatej filozofisë së tij në dhomën e zhveshjes.
Megjithatë, prej disa kohësh, marrëdhëniet mes Cristiano Ronaldo dhe United nuk kanë qenë idilike, sidomos për shkak të tensionit të lartë me Rangnick, fajtor, sipas ish-sulmuesit të Juventusit, që nuk i rriti cilësitë e tij, duke i dhënë më pak hapësirë seç dëshironte.
Gjithashtu për këtë arsye Ronaldo ka folur me agjentin e tij Jorge Mendes për të planifikuar një destinacion të ri.
Sipas mediave angleze CR7 mund të provoj një aventurë në “qytetin e dritave”, te PSG ose një rikthim sugjerues në Real Madrid, pa hedhur poshtë hipotezën e MLS dhe atë “romantike” të mbylljes së karrierës te Sporting Lisbon.
Fakti është se lamtumira në Torino nuk i dha rezultatet e shpresuara sulmuesit portugez, i cili në moshën 37-vjeçare do ta mbyllë sezonin duarbosh, pa asnjë trofe.
Rama në Bashkinë e Tiranës 1 ditë pas arrestimit të Erion Veliajt, takohet me nënkryetarët