zoom

Lajme

Trajneri i Kroacisë surprizohet nga loja e Shqipërisë: Nuk e prisja kaq të vështirë

Për trajnerin e Kroacisë, Zlatko Dalic, loja që Shqipëria bëri në fushë ishte një befasi.

Në daljen e tij për mediat pas barazimit me Shqipërinë, Dalic tha se loja e Kroacisë ishte e ndarë në dy momente: Kishte momente kur në fushë u luajt keq dhe më pas erdhën minutat e lojës së fortë dhe dominuese, me gola të shënuar.

Sipas tij, Shqipëria tregoi një ekip që di të jetë i rrezikshëm dhe të të vendosë në vështirësi.

“Ky është një turne në të cilin është e rëndësishme të kalosh grupin. Nuk e prisnim një ndeshje kaq të vështirë. Ndoshta do të dalim më mirë prej këtyre betejave.

Dy pjesë krejtësisht të ndryshme. Së pari, përsëri keq, pranojmë gol dhe më pas nuk bëjmë dot asgjë. Kundërshtari është i motivuar, i rrezikshëm në kundërsulm. U vendosëm keq, u tërhoqëm dhe pësuam një gol.

Gjëja më e rëndësishme është që ne jemi ende gjallë dhe se ndeshja e fundit vendos gjithçka. Ne jemi mësuar me rrugën e vështirë”, tha trajneri i Kroacisë.