zoom

Aktualitet

Tragjike! Shembet magazina në Itali, humb jetën punëtori shqiptar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Alessandrias në rajonin e Piemontes në Itali.

Një magazinë në ndërtim e sipër, e kompanisë së madhe amerikane Amazon, është shembur duke i marrë jetën një emigranti shqiptar 50-vjeçar, punonjës i një sipërmarrje në Milano.

Shqiptari është identifikuar si Flamur Alsela, me banim në komunën Chiari në provincën e Breshës e vetëm dy ditë më parë kishte festuar 50-vjetorin e lindjes.

Të plagosur kanë mbetur dhe pesë persona të tjerë, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Magazina e Amazon, e cila ishte në fazë ndërtimi, ishte e pozicionuar në Parkun Industrial Marenga Retail Park.