zoom

Aktualitet

Tragjike në Tiranë/ Bie nga kati i pestë i pallatit, ndërron jetë i moshuari

Një 80-vjeçar ka ndërruar jetë në kryeqytet pasi ka rënë nga kati i pestë i pallatit ku banonte. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e njohur si ish-Parku në Tiranë.

Rrethanat e ngjarjes tragjike janë ende të paqarta dhe grupi hetimor po punon në vendngjarje për sqarimin e tyre.

“Më datë 22.01.2023, rreth orës 19:55, te Ish-Parku, ka rënë nga kati i pestë i pallatit, shtetasi P. K., 80 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, njoftojnë uniformat blu.