zoom

Aktualitet

Tragjike në Milot, fëmija 3-vjeç që ndërroi jetë ishte në makinën që shpërtheu në flakë

Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e sotme në aksin Milot -Rubiknë Rrugën e Kombit. Si pasojë e përplasjes së tre makinave, një fëmijë 3-vjeç ndërroi jetë në vend.

“ABC” shkruan se fëmija që ndërroi jetë ishte në makinën që shpërtheu në flakë pasi u përplas me dy të tjerat. Drejtuesi i makinës është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë pasi ka djegie të shumta në trup.