Aplikacion
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Egnatia”, në aksin Veria-Selanik, pranë Kouloura Imathias. Fugoni me targa PMX-8942 i drejtuar nga 47-vjeçari grek Marios Simitliotis është përplasur me automjetin tip “Mercedes-Benz” me targa shqiptare AB 454 GF që drejtohej nga 75-vjeçari shqiptar, Ali Bushi.
Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja 71-vjeçare Bukurije Bushi. I plagosur lehtë ka mbetur edhe shtetasi grek, i cili është arrestuar nga policia.
Mësohet se dy viktimat janë prindërit e Alban Bushit, ish-futbollistit të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, aktualisht trajner i Kombëtares U-21, që nga viti 2016./ Zoom.al