zoom

Kosova

Tragjike, çifti shqiptar vriten me armë zjarri në apartamentin luksoz në Florida

Një ngjarje e randë ka tronditur një familje shqiptare, ku burrë e grua janë vrarë me armë zjarri në një apartament luksoz në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbrëmjen e 27 nëntorit.

Viktima u gjetën të vrarë me armë zjarri, në rrethana dhe shkaqe akoma të panjohura.

Tragjedia goditi familjen Krasniqi nga Peja, kur morën lajmin e hidhur për vdekjen e djalit të tyre dhe bashkëshortes së tij.

Sipas Gazetës Sinjali, viktima është Pajtim Krasniqi dhe gruaja e tij, të cilët u vranë në katin e 45-të të apartamentit, ku qëndronte çifti nga Kosova.

Sipas raportimeve të mediave amerikane janë dëgjuar 6-7 të shtëna me armë në apartamentin luksoz në katin e 45-të.

Vdekja e tyre është konstatuar në vendin e ngjarjes, por akoma nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë incident tragjik.