zoom

Slider

Tragjedia shqiptare, 3 ditë zie në Maqedoninë e Veriut

Qeveria maqedonase në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që në Republikën e Maqedonisë së Veriut të shpallet tri ditë zie për shkak të aksidentit të autobusit në Bullgari ku humbën jetën 45 persona. Flamujt shtetërorë para Qeverisë tashmë janë ulur në gjysmështizë.

Kjo është njoftuar edhe nga vetë kryeministri Zoran Zaev gjatë një postimi në rrjetet sociale. “Ditët e zisë do të jenë 23,24 dhe 25 nëntori. Të gjitha aktivitet shtetërore të parashikuara do të jenë anuluar gjatë këtyre ditë”, shkruan Zaev.

Në aksident rrugor në Bullgari humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut.

“Qeveria në seancën e sotme të jashtëzakonshme shpalli tre ditore zie në territorin e gjithë vendit, për aksidentin tragjik në Bullgari, në të cilin humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë. Ditë zie janë shpallur 23, 24 dhe 25 nëntori (e martë, e mërkurë dhe e enjte), ndërsa gjatë ditëve të zisë flamuri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe përfaqësuesit diplomatik të vendit jashtë vendit, do të jetë gjysmë shtizë. Të gjitha ngjarjet publike shtyhen dhe mediat duhet të përshtatin përmbajtjen e tyre në përputhje me zinë e shpallur tre ditore,” shkruan Zaev.

Related Posts