zoom

Bota

Tragjedia në SHBA/ Pamjet e momentit të përplasjes së avionit me helikopterin ushtarak

Janë publikuar pamjet e përplasjes së avionit me 64 persona në bord me helikopterin ushtarak në Washington.

Avioni i American Airlines u përplas në ajër me një helikopter të ushtrisë amerikane Black Hawk pranë Aeroportit Kombëtar Reagan, duke bërë të dy mjetet fluturuese të rrëzohen në lumin Potomac.

Asnjë i mbijetuar nuk ishte gjetur deri më tani dhe policia ka nxjerrë trupa të shumtë nga uji, sipas zyrtarëve.

Disa anëtarë të komunitetit të patinazhit të SHBA ishin në bordin e avionit, tha në një deklaratë US Figure Skating.

Helikopteri i rrëzuar ishte në një fluturim stërvitor dhe tre anëtarë të shërbimit ishin në bord, deklaruan zyrtarët.

Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth u shpreh se se Pentagoni dhe Ushtria kanë nisur një hetim mbi incidentin.

Ndërsa Presidenti Donald Trump deklaroi se ishte i informuar për aksidentin e tmerrshëm.

 

Postime të lidhura