Aplikacion
Gjatë mëngjesit të kësaj të diele, Federata e Vrojtuesëve të Shqipërisë, lajmëroi se në bregdetin shqiptar nuk ka vrojtues dhe as sinjalistika, jetësore për ditë si kjo e sotmja, ku fluksi i pushuesëve është i madh.
Qartazi, thirrjet e Federatës nuk u morrën parasysh dhe tre anëtarë të një familje humbën jetën. Tragjedia mund të ishte parandaluar edhe nëse ambulanca do të arrinte në kohë atje, por asaj iu deshën plot 90 minuta të arrijë.
Njoftimi i Federatës sot në mëngjes:
Dita e sotme parashikohet te kete fluks te shtuar te pushuesve. I bejme thirrje te gjithe vrojtuesve ne detyre te jene ne gatishmeri per te parandaluar cdo rast rreziku. Jini ne komunikim te vazhdueshem me pushuesit dhe perdorni sinjalistiken.
Gjithashtu duke ju referuar edhe kronikave mediatike te diteve te fundit, ku konstatohet mungesa e vrojtuesve ne stacionet e plazhit, bejme thirrje @akbregdeti dhe @ministria_turizmit_mjedisit te ushtrojne kontrolle dhe te kerkojne me rigorozitet nga stacionet e plazhit, prezencen e vrojtuesve te trajnuar e te certifikuar, ne zbatim te ligjit per te mbrojtur jeten e pushuesve pergjate gjithe vijes bregujore te vendit.
Kush toleron plazhet pa vrojtues sot, eshte bashkepuntor ne faj neser!
None found
Trafiku i kokainës nga Amerika Latine në Europë/ Goditet grupi i Suel Çelës, detajet