Aplikacion
“Kryeministri Millosh Vuçeviç dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç kanë diskutuar mëngjesin e sotëm për tragjedinë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku një numër i madh i qytetarëve humbën jetën nga zjarri në një diskotekë, pas së cilës u vendos që 18 marsi në Serbi të jetë ditë zie,”- thuhet në komunikatën e Qeverisë së Serbisë.
Nga raportimet më të fundit mësohet se 59 persona ndërruan jetë në orët e para të mëngjesit në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate./ Zoom.al