zoom

Aktualitet

Tragjedia e Lushnjës, Policia jep detaje si ra zjarri që i mori jetën të moshuarit. Zbulohet shkaku

Policia e Lushnjës në një komunikatë për mediat ka dalë me një informacion zyrtar për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Bubullimë, ku një i moshuar ndërroi jetë pasi banesa e tij u përfshi nga flakët.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm. Policia sqaron se si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarri në banesën e Koli Koçit, i cili ndërroi jetë nga flakët.

“Rreth orës 07:40, në fshatin Bubullimë, Lushnje, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr dhe është djegur banesa e shtetasit K. K., 82 vjeç. Për pasojë, ka ndërruar jetë 82-vjeçari.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.”, thuhet në njoftimin e policisë. /ZOOM.AL/

Related Posts

None found