Aplikacion
Shqiptari vdiq pak pasi mbërriti në spital pasi kishte marrë plagë të rënda në stomak. Pas debatit që kishte patur me italianin, 60-vjeçari shqiptar kishte tentuar të largohej por italiani e kishte ndjekur nga pas edhe e kishte vrarë afër një nënkalimi. Ishin këmbësorët ata që e panë shqiptarin në rrugë dhe njoftuan ambulancën menjëherë.
Ndërsa autori u tha policëve se ai e vrau shqiptarin për t’u vetëmbrojtur, por versioni i tij mbetet për t’u verifikuar pasi tani ai ndodhet në paraburgim. Të dy fqinjët jetojnë jo larg nga vendi i vrasjes dhe, sipas një hipoteze të parë, ata u takuan këtë mëngjes në rrugë. Sidoqoftë, mbetet të hetohet pse sulmuesi ishte i armatosur.
Ndërkohë që po arrestohej, Veliaj ishte live në Facebook nga një kopësht në…Yzberisht