zoom

Bota

Tragjedi/ Rrëzohet aeroplani mjekësor, asnjë i mbijetuar! Mes viktimave, pacientja 12-vjeçare

Një aeroplan mjekësor që transportonte një paciente 12-vjeçare dhe nënën e saj është rrëzuar në një zonë shumë të populluar të Filadelfias. Nga aksidenti ajror kanë humbur jetën të 6-të personat që ndodheshin në bord.

Jet Rescue po transportonte vajzën dhe nënën e saj nga Aeroporti Verilindor i Filadelfias në Aeroportin Kombëtar Springfield-Branson në Misuri, me destinacion Tijuana, Meksikë, tha kompania.

Por avioni u rrëzua rreth 30 sekonda pasi u ngrit në fluturim, duke shpërthyer në flakë. Avioni u përplas në disa banesa duke bërë që të përfshiheshin nga zjarri.

Avioni u rrëzua pranë qendrës tregtare Roosevelt në zonën Rhawnhurst të Pensilvanisë në orën lokale 18:30. Katër anëtarë të ekuipazhit ishin gjithashtu në bord, konfirmoi Administrata Federale e Aviacionit (FAA).

Avioni ishte ngjitur në  lartësinë 487m dhe udhëtoi rreth 5 km nga aeroporti para se të rrëzohej.

Makina të mëdha zjarrfikëse dhe automjete të tjera të urgjencës janë dërguar në vendngjarje, ndërsa zjarri duket se është shuar rreth dy orë pas përplasjes.

Ka pasur raporte për njerëz të plagosur në terren – por asnjë detaj nuk u konfirmua.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)