zoom

Aktualitet

Tragjedi në Zvicër/ Shembet skela e ndërtimit, 2 të vdekur. Mes punëtorëve, edhe shqiptarë

Një ngjarje tragjike u shënua në Lozanë të Zvicrës këtë të premte, ku u shemb një skelë ndërtimi, duke lënë pas edhe viktima.

Sipas mediave të huaja, skela rreth 60 metra e lartë, e instaluar në një ndërtesë 19 katëshe, u shemb kur punëtorët sapo kishin nisur punën në mëngjes, për arsye ende të pazbardhura nga autoritetet.

Për pasojë, dy punëtorë me origjinë nga Portugalia janë konfirmuar të vdekur.

Veç dy viktimave, shembja e skelës plagosi edhe tetë persona të tjerë, të cilët janë dërguar në spital.

Referuar mediave të huaja, punëtorët në kantier ishin kryesisht portugezë dhe shqiptarë.