zoom

Aktualitet

Tragjedi në Vlorë/ Digjet brenda në banesë 74-vjeçari (VIDEO)

Një i moshuar humbi jetën si pasojë e flakëve që përfshinë një banesë pasditen e kësaj të marte.

Sipas policisë, banesa në lagjen “28 Nëntori” në Vlorë u dogj aksidentalisht dhe prej zjarrit, ndërroi jetë një 74-vjeçar që ndodhej brenda.

I moshuari ishte vëllai i pronarit të shtëpisë dhe nuk doli dot jashtë për të shpëtuar nga flakët sepse ishte tetraplegjik.