zoom

Lajme

Tragjedi në Siçili/ Tornadoja godet varkën. Një i vdekur dhe disa të zhdukur, vijojnë kërkimet

Një varkë me vela, ku udhëtonin 22 persona, u mbyt gjatë një tornadoje që goditi Siçilinë.

Varka me flamur anglez po lundronte me vështirësi rreth orës 5 të mëngjesit të kësaj të hëne për shkak të detit të trazuar dhe më pas u fundos.

Deri tani autoritetet kanë konfirmuar një të vdekur, ndërsa gjashtë të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Sipas mediave italiane, ende nuk ka asnjë shenjë prej tyre. Të zhdukurit janë britanikë, kanadezë dhe amerikanë, ndërsa një prej tyre mësohet se është anëtar i ekuipazhit. Ai shërbente si kamerier në anije.

Nga ana tjetër, shërbimet e urgjencës kanë shpëtuar 15 persona, përfshirë një foshnjë njëvjeçare.

Të mbijetuarit janë dërguar në Porticciolo, ndërsa autoritetet portuale kanë nisur një hetim për të zbuluar se çfarë ndodhi.