zoom

Bota

Tragjedi në SHBA/ Shtatë të vdekur nga shembja e urës dhe disa të plagosur

Të paktën shtatë persona humbën jetën tragjikisht në ishullin Chapello në shtetin juglindor të Georgias në SHBA, pas shembjes së një ure të ngushtë këmbësore.

Turma po festonte mbi urë, ku kishte një demonstrim nga komuniteti i vogël i Gullah Geechee, pasardhës të afrikanëve, shumë prej të cilëve ishin transportuar si skllevër në plantacionet bregdetare në juglindje të SHBA.

Sipas autoriteteve, nga tragjedia kanë mbetur edhe shumë persona të plagosur.

“Ajo që duhet të ishte një festë e gëzueshme e kulturës dhe historisë së Gala Gichi u shndërrua në një tragjedi,” theksoi presidenti Joe Biden nëpërmjet një deklarate të Shtëpisë së Bardhë.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe per zbulimin e shkaqeve të incidentit.