zoom

Bota

Tragjedi në Napoli, shembet struktura e pallatit! 2 të vdekur dhe 13 të plagosur, mister shkaku

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në mbrëmje, në një lagje të Napolit në Itali, ku si pasojë e rrëzimit të një strukture betoni në ballkonin e një apartamenti, dy persona kanë vdekur.

Ngjarja ndodhi në Vela Celeste, rreth orës 22:30 dhe shkaktoi kaos e pasiguri.

Mësohet se viktima janë një 29-vjeçar dhe një 35-vjeçare, ndërsa 13 persona të tjerë njoftouan autoritetet se janë plagosur, ku 7 prej tyre janë fëmijë të mitur. Mësohet se mosha e fëmijëve është nga 2 deri në 8 vjeç.

Policia italiane njoftoi meduat se po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për të zbuluar shkakun e shembjes së strukturës betonarme, nëse ka qenë amortizimi, silësia e dobët e punimeve apo një akt i qëllimshëm. /ZOOM.AL/