zoom

Bota

Tragjedi në Kanalin Anglez/ Përmbyset varka me emigrantë. 2-vjeçari shkelet me këmbë

Një varkë me emigrantë u përmbys teksa lundronte në ujërat e Kanalit të La Manshit, duke lënë pas disa viktima.

Sipas BBC, nga ngjarja humbën jetën katër emigrantë, mes tyre edhe një fëmijë 2-vjeçar.

Ministri i Brendshëm francez, Bruno Retailleau tha se fëmija “u shkel për vdekje në varkë”.

Ekipet e shpëtimit e gjetën fëmijën në varkë të shtunën në mëngjes.

Varka me emigrantë, e cila po shkonte drejt Britanisë së Madhe, bëri thirrje për ndihmë dhe shpëtimtarët morën 14 persona në bord, duke përfshirë edhe fëmijën.

“Qeveria jonë do të intensifikojë luftën kundër këtyre mafiozëve që po pasurohen duke organizuar këto kalime vdekjeje,” tha Retailleau në një postim në X.