zoom

Bota

Tragjedi në Itali! Banesa përfshihet nga flakët, vdes 31-vjeçarja dhe 3 fëmijët e mitur

Një 31-vjeçare dhe tre fëmijët e saj të mitur të moshës 3 deri në 6 vjeç kanë ndërruar jetë pasi zjarri përfshiu apartamentin e tyre në Bologna gjatë natës.

Stefania Alexandra Nistor u nxor në gjendje të rëndë nga banesa, por ndërroi jetë gjatë transportit për në spital.

Gjithashtu humbën jetën edhe fëmijët, vajza 6-vjeçe dhe binakët 3-vjeçarë (një djalë dhe një vajzë).

Zjarri, i cili dyshohet se u shkaktua nga njëngrohëse në dhomën e gjumit, ra në apartamentin në anë via Bertocchi, në periferi të qytetit.

Babai, i cili ishte ndarë nga 31-vjeçari dhe nuk jeton bashkë, ka shkuar në banesë për tu përballur me tragjedinë.