zoom

Slider

Tragjedi në familjen e Ronaldos, djali i CR7 ndërron jetë

Sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez kanë ndarë lajmin e tmerrshëm se njëri nga binjakët e tyre ka ndërruar jetë gjatë lindjes.

“Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë ndarjen nga jeta të djalit tonë. Është dhimbja më e madhe që mund të ndjejnë prindërit. Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi. Duam të falënderojmë mjekët dhe infermierët për kujdesin dhe mbështetjen e tyre. Ne jemi të shkatërruar nga kjo humbje dhe kërkojmë privatësi në këtë kohë të vështirë. Zemër, ti je engjëlli ynë. Ne do të të duam gjithmonë”, shkroi CR7 në Instagram.

Postime të lidhura