Aplikacion
Sipas mediave të huaja, të paktën 124 persona janë konfirmuar deri tani të vdekur.
Pas përplasjes, avioni shpërtheu në flakë.
“Avioni po përpiqej të ulej pak pas orës 9 të mëngjesit, me kohën lokale, në aeroportin në jug të vendit”, tha Ministria e Transportit e Koresë së Jugut.
“Jeju Air” kishte mbërritur nga kryeqyteti tajlandez Bangkok.
Në vendngjarje ndodhen grupet e emergjencës, në përpjekje për të shpëtuar pasagjerë që mund të kenë mbijetuar.