Aplikacion
Lojtari raportohet se ka trafikuar 1370 kilogramë kokainë. Futbollisti nga Amsterdami, i cili ka luajtur 50 ndeshje me Holandën, u dënua edhe vitin e kaluar për therjen me thikë të kushëririt të tij.
Fillimisht u duk se Promes mund ta shmangte ekstradimin nga Dubai në Holandë, për shkak të ndërhyrjes së niveleve më të larta të qeverisë ruse, por më në fund futbollisti u arrestua dhe qeveria e Holandës do të kërkojë ekstradimin e tij.
“NL Times” shkruan se prokurorët raportuan:
“Quincy Promes ndihej i paprekshëm si në Rusi, ashtu edhe jashtë saj”. Prokuroria holandeze raporton se “sipas disa raporteve, i arrestuari ishte duke qëndruar në një vend luksoz në Dubai. Megjithatë, ai është ndaluar falë përpjekjeve të autoriteteve të të dy vendeve”.
Ky nuk është rasti i parë, ku futbollistë të njohur përfshihen në kartele narkotrafiku. /ZOOM.AL/