Aplikacion
Hetimet e nisura nga Karabinierët e Njësisë Hetimore të Romës dhe të drejtuara nga DDA e Romës në qershor 2020, bënë të mundur mbledhjen e informacioneve lidhur me ekzistencën e një organizate kriminale, me bazë logjistike në kryeqytet dhe që vepronte në Magliana dhe në bregdetin e Lacios, i drejtuar nga një prej mafiozëve famëkeqe italianë të të ashtuquajturës ‘Banda della Magliana’.
Mes të arrestuarve është edhe Marcello Colafigli (foto kryesore), ish-kreu i bandës famkeqe romane.
Sipas mediave të vendit fqinj, Colafigli, megjithëse ishte në gjysmë liri pas dënimit për dy vrasje, kishte arritur të planifikonte shitblerjen e sasive të mëdha të lëndëve narkotike nga Spanja dhe Kolumbia duke mbajtur marrëdhënie me eksponentë të ‘Ndragheta”, “Camorra” mafies së Foggia dhe me shqiptarë të përfshirë në një kartel të Amerikës së Jugut. /ZOOM.AL/