Aplikacion
Në një deklaratë për mediat para mbledhjes së Këshilli Kombëtar, ajo u shpreh se Rithemelimit i kanë vjedhur vulën, emrin dhe kryetari është nën arrest.
Sa i përket qendrimit për Lulzim Bashën, Topalli tha se nuk ka ndryshuar aspak dhe se lider nuk të bën karrigia por vendimet të cilat shpesh mund të jenë edhe të forta dhe jo të gjithë pranuara, por mjafton të jenë të drejta.
“Themelore për çdo opozitar, është që ai të ngrihet ndaj çdo dhunimi të ligjit, çdo padrejtësie që të shohë vendin të vibrojë mes mekanizmave demokratik siç është respektimi i Statuteve. Të fokusohemi në tre elementë. Na kanë vjedhur vulën, emrin dhe kryetari nën arrest”, tha Topalli.
Ajo u pyet edhe për akuzat ndaj Bashës se ka devijuar nga votat dhe nëse kishte ndryshuar qendrim:
“Nuk kam ndryshuar asgjë në lidhje me Bashën. Nuk të bën karrigia as lider, as të besueshëm, por vendimet që merr”, u shpreh ajo.
/ZOOM.AL/
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet