zoom

Bota

Tmerri në Gaza – Foshnjat hiqen nga ikubatori, spitali jashtë funksionit (FOTO)

Mes akuzave se në Gaza po vritet popullsi civile, një nga spitalet më të mëdha atje është jashtë funksionit.

Në spitalin “Al Shifa”, sipas mediave ndërkombëtare, mungon energjia, ndërsa Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin se nuk lejon karburantin të mbërrijë deri atje.

Në këto kushte, inkubatorët e spitalit janë fikur, duke lënë në mëshirë të fatit disa foshnja.

Pamjet e shpërndara nga agjencia e lajmeve “Reuters” janë rrëqethëse.

Zyrtarët palestinezë pretendojnë se tre foshnja kanë vdekur.

“Mjekët pa Kufij’ thonë se nuk kanë arritur të kontaktojnë me stafin e në spitalin “Al-Shifa” që nga mbrëmë për shkak të luftimeve rreth spitalit.

Përmes një postimi në X, grupi i ndihmës shton se kolegët në Gaza kanë raportuar se përplasjet armiqësore rreth Al-Shifa nuk kanë të ndalur.