zoom

Bota

Tmerr në Greqi/ Publikohen pamjet: 54-vjeçari arratiset nga spitali psikiatrik, plagos me thikë 4 persona në rrugë

Një 54-vjeçar të mërkurën në mëngjes ka qëlluar me thikë kalimtarët në rrugë, duke plagosur katër persona në Zografou të Greqisë.

Ishin mediat greke ato që publikuan të parat pamjet e momentit tragjik, kur autori sulmon në rrugë qytetarët me thikë.

Nga të njëjtat burime, mësohet se 54-vjeçari ishte arratisur nga spitali psikiatrik.

Pamjet tregojnë autorin e krimit që i afrohet pronarit të një furre buke, të cilin e godet në shpinë, më pas i plagosuri bie përtokë, 54-vjeçari nuk frikësohet dhe vazhdon ta sulmojë përsëri atë.

 

 

Aty ka ndërhyrë një person që ishte i pranishëm në vendngjarje, i cili është përpjekur ta ndalojë autorin, por edhe ai sulmohet.

Kur pronari i furrës arrin të ngrihet në këmbë dhe përpiqet të largohet, 54-vjeçari shihet duke ecur i qetë, sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Ai plagosi katër persona, përfshirë një 17-vjeçar, para se të telefononte policinë.

“Eja, unë kam goditur njerëzit me thikë dhe do të bëj vetëvrasje” i tha ai policisë, të cilët nxituan duke e arrestuar.