Aplikacion
Në rënie raportohet edhe numri i vdekjeve, me 22.3%, por mbetet përsëri më i lartë se ai i lindjeve. Numri i vdekjeve për tremujorin e parë 2022 është 7.938, 1.882 më shumë se sa lindje.
Vetëm dy qarqe në vend kanë shënuar ecuri pozitive të shtesës natyrore gjatë periudhës janar-mars dhe dhjetë të tjerat negative.
Nivelin më të ulët të lindjeve në vend, edhe për këtë tremujor, vazhdon ta ketë Gjirokastra, me 106 të tilla. Ndërsa, me numrin më të lartë, përsëri Tirana, me 2.194 lindje në tre muaj.
Numrin e vdekjeve më të lartë e mban qarku i Tiranës, me 1.991 dhe më të ulët, qarku i Kukësit me 146.
Në tremujorin e parë 2022, qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 203 lindje më shumë sesa vdekje dhe Kukësi, me 41 lindje më shumë se sa vdekje.
Qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 379 vdekje më shumë se sa lindje.