zoom

Aktualitet

Tjetër viktimë në brigjet tona! Mbytet në Durrës një grua nga Serbia

Një turiste nga Serbia është mbytur në det mëngjesin e sotëm. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Durrës, ndërsa policia njofton se bëhet fjalë për një 60-vjeçare, me inicialet D.S.

“Më datë 09.09.2021, në orën 09:15, në lagjen nr.13, Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetësja serbe D. S., 60 vjeçe”, njofton policia.

Një numër tragjik viktimash është regjistruar këtë sezon turistik në vendin tonë, çka ngre sërish kambanën e alarmit, njësoj si vitet e shkuara për marrajen e masave urgjente.