zoom

Bota

Tjetër tragjedi në Itali, nëna hidhet nga pallati bashkë me djalin, vdesin në vend! Para aktit…

Një tjetër ngjarje tragjike trondit Italinë. Një nënë, bashkë me djalin e saj 6-vjeçar që e mbante në krah, është hedhur nga një pallat pesë katësh, ndërsa kanë ndërruar jetë në vend.

Ngjarja ndodhi në San Giuliano, rreth orës 08:30 të mëngjesit. Teksa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë që çoi drejt aktit ekstrem gruan, skuadra hetimore gjeti një shënim të shkruar prej saj.

Sipas asaj që mësohet, gruaja vuante nga depresioni. Gruaja, ashtu si mëngjeset e tjera, kishte shkuar të shoqëronte djalin e saj te prindërit që banojnë në atë pallat dhe më pas do të shkonte në punë.

Ndërkohë, fëmija duhej të shkonte në një kamp veror, i shoqëruar nga gjyshërit. Por duket se diçka ka ndodhur që gruaja ndërmori aktin ekstrem, duke u vetëvrarë bashkë me të birin.

“Ngjarja ka ndodhur orës 08:30 në Via delle Piante dhe për momentin zona është rrethuar nga punonjësit e komisariatit të policisë, të cilët po ruajnë konfidencialitetin maksimal për ngjarjen”, raportuan mediat, teksa publikuan edhe foto nga vendngjarja.

Paraprakisht njoftohet se gruaja është 40 vjeç dhe djali i saj vetëm 6 vjeç. Viktima duket se ka lënë disa shënime për të shpjeguar gjestin dhe më pas është ngjitur në tarracën e pallatit 5-katësh dhe është hedhur. Një fluturim prej mbi 30 metrash që nuk u la atyre asnjë mundësi shpëtimi. /ZOOM.AL/