zoom

Aktualitet

Tjetër tërmet në kufijtë e Shqipërisë

Tjetër tërmet shkund Ballkanin. Pas një serie tërmetesh në Greqi, tani është nëntoka e Maqedonisë së Veriut që goditet.

Tërmeti me magnitutë 4.9, me thellësi 2 kilometër, e kishte epiqendrën në afërsi të Mavrovës, shumë afër Shqipërisë.

Lëkundje të lehta janë ndjerë edhe në Tiranë, Peshkopi dhe disa qytete të tjera shqiptare. Deri më tani, ora 22:45, nuk raportohet për të lënduar apo dëme material.

Pas tërmetit të parë ka patur edhe një pasgoditje me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter.

Zona e Ballkanit Jug Perëndimor është ndër hapsirat me aktivitetin më të lartë sizmik në Evropë.